Nuredini: Takim me kryetarin e Komunës së Çuçer Sandevës Sashko Komnenoviq

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor realizoi takim pune me kryetarin e Komunës së Çuçer Sandevës Sashko Komnenoviq. Ky është takimi i parë me kryetarin e sapoemëruar, i cili e njoftoi ministrin Nuredini se komuna ka nevojë për realizimin e projekteve themelore të infrastrukturës siç janë sigurimi i rrjetit të ujësjellësit, rrjeti i kanalizimeve dhe stacioni i pastrimit të ujërave të zeza.  Ministri Nuredini shprehu gatishmërinë për të mbështetur komunën në kërkesën dhe sigurimin e mjeteve të nevojshme për realizimin e këtyre projekteve infrastrukturore me rëndësi parësore për një jetë më të mirë të banorëve të komunës dhe për ruajtjen e mjedisit jetësor.  

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…