Maqedonia e Veriut dhe zyrtarisht pjesë e treshes-kryesuese me OSBE-në

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në ditën e parë të punës së vitit të ri, përmes Konferencës tematike për media e shënoi hyrjen e Maqedonisë së Veriut në treshen kryesuese të OSBE-së. Treshja kryesuese me organizatën përbëhet nga kryesuesja e vitit të kaluar, Suedia dhe kryesuesja e sivjetme Polonia. “Kam kënaqësinë që si aktivitet të parë këtë vit t’i prezantoj njerëzit e Ministrisë të cilët janë më meritorët edhe për marrjen e besimit që kryesojmë me OSBE-në; këta janë të njëjtit të cilët do ta bartin barrën më të madhe të kësaj sfide – këta janë diplomatët – një pjesë e tyre janë këtu pas meje, ndërsa një pjesë në misionet nëpër Përfaqësitë tona diplomatike; njerëzit që janë pjesë të grupit punues ose të a.q. “Task Force” të cilët do të ngarkohen për kryesimin tonë të sukseshëm me organizatën”- tha Osmani. Оsmai informoi se për këtë qëllim tashmë ëshë parashikuar buxhet për realizimin e aktiviteteve që dalin nga kryesimi me OSBE-në rreth 110 milionë denarë, ose 1,8 milionë euro. Përveç kësaj, Ministri informoi se edhe këtë vit parashikohet dërgimi i rreth 15 diplomatëve në misionin në Vjenë, të cilët do të punojnë në kuadër të trios kryesuese dhe udhëheqjes së Grupit të partnerëve të Mesdheut, por edhe do të përgatiten për marrjen përfundimtare të kryesimit të OSBE-së në vitin 2023.

Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…