Në kuadër të vizitës dyditore të delegacionit të Riksdagut suedez, të udhëhequr nga znj. Lota Jonson Fornarve, nënkryetare e dytë e Parlamentit të Suedisë, në Maqedoninë e Veriut (21-22 shkurt), në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, mbajti fjalimin e tij në të cilin theksoi se Suedia është mikja jonë e dëshmuar, e cila mbështet aspiratat tona për anëtarësim në BE. Në lidhje me proceset tona eurointegruese theksoi se synimi ynë është që Komisioni dhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut të jenë të gatshëm për fillimin e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian, me ç’rast shprehu shpresën se gjatë kryesisë aktuale franceze me Bashkimit Evropian do të mbahet edhe Konferenca e Parë Ndërqeveritare dhe se do të fillojmë me negociatat për Klasterin e Parë, që ka të bëjë me sundimin e të drejtës. Ademi, theksoi se vendi meriton që të fillojë negociatat për kapitujt, sa më parë, dhe se pret që mbështetja suedeze të vazhdojë edhe gjatë kryesimit me Këshillin e BE-së të Suedisë, i cili si pjesë e Treshes me Francën dhe Çekinë do të fillojë të kryesojë në janar të vitit të ardhshëm. Ademi veçanërisht falënderoi në emër të Komisionit për Çështje Evropiane, për mbështetjen për forcimin e kapaciteteve administrative dhe teknike, të Komisionit, nëpërmjet projektit të përbashkët të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekteve (UNOPS), Komponenti për forcimin e Kapaciteteve të Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane”, të Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim – SIDA, dhe të Qeverisë së Norvegjisë.