Ganiu sot ka pritur të Ngarkuarin me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës, Prindon Sadriu

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot ka pritur në një takim të Ngarkuarin me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, z.Prindon Sadriu.Në këtë takim ku ishte e pranishme edhe nënkryetarja e Komunës së Çairit, zonja Sermine Purrini dhe ministri këshilltar dhe zëvendës-shef i Misionit të Ambasadës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, z. Vlorat Gashi theks të veçantë është vendosur në thellimin e bashkëpunimit institucional të Komunës së Çairit me njësi të pushtetit lokal të Republikës e Kosovës.“Mysafirët i njoftova se tanimë institucioni ynë ka vendosur marrëdhënie të shkëlqyeshme bashkëpunimi me komuna kosovare, kemi realizuar edhe binjakëzime ndërkohë që jemi edhe në koordinim të vazhdueshme dhe kemi filluar realizimin e disa projekteve të përbashkëta me fonde ndërkombëtare. Gjithashtu vura në dukje se kultivimi dhe ruajta e frymës së bashkëpunimit mes institucioneve lokale të të dyja vendeve është ajo që mund të çojë drejt mirëqenies, avancimit dhe këmbimit të përvojave të ndërsjella e me këtë do të ngriten në një shkallë më të lartë edhe raportet shtetërore”, ka deklaruar kreu i Çairit, Visar Ganiu.Ai gjithashtu ka bërë të ditur se bashkë me mysafirët është vlerësuar që takimi i sotëm ishte tejet premtues dhe hap i madh përpara në hapjen e mundësive për të qenë në shërbim sa më të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve.

Related posts

Pushteti Lokal

Komunat dhe Këshillat Komunalë Komuna e Likovës: Erkan Arifi, Kryetar i Komunështtps://www.komunaelikoves.gov.mk Komuna e Pllasnicës: Ali Jaoski, Kryetar i Komunështtps://www.plasnica.gov.mk/ Komuna e…

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ambasadori i Shqipërisë Fatos Reka takoi kryetarin e Çairit Visar Ganiu

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në vend, Fatos Reka ka vizituar sot Komunën e Çairit, ku ka realizuar takim me kryetarin Visar…