Visar Ganiu: Arsimi është vlera e vërtetë dhe unike e një kombi

Komuna e Çairit në Manifestimin që u mbajt me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, nderoi 12 mësimdhënësit më të dalluar të Çairit, sikurse edhe 33 pensionistë, në mesin e të cilëve ish-drejtorin e SHFK “Jashar Bej Shkupi”, Muzafer Rexhepi, si dhe post mortem u nderua njëri nga kontribuuesit më të mëdhenj të arsimit në këtë komunë, ish-drejtori i SHFK “Vasill Gllavinov”, Qamuran Kuçi.Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu me këtë rast theksoi se arsimi është vlera e vërtetë dhe unike e një kombi, është fryma, ekzistenca, shtylla kryesore e tij. “Mësimdhënësit secilën ditë janë tejet të rëndësishëm për të gjithë ne, mirëpo sot në  veçanti shënojmë këtë ditë për të përkujtuar rrugëtimin e arsimit shqip, për t’i ngritur sa më lart traditat dhe arritjet e shkollave, për të çmuar e të nderuar figurat e mësuesve dhe punonjësve të arsimit”, ka thënë Ganiu.Ai ka përkujtuar se sot, 135 vjet nga themelimi i mësonjëtores së parë shqipe në Korçë, procesi edukativo-arsimor në Komunën e Çairit po zhvillohet përkitazi me standardet bashkëkohore, me shumë rezultate të shkëlqyeshme të nxënësve nëpër gara vendore e ndërkombëtare dhe e gjithë kjo si rrjedhojë edhe e punës së palodhshme të gjithsecilit prej mësimdhënësve dhe edukatorëve.“Nëse drita e diturisë është më e ndritshmja, atëherë mësimdhënësit janë burimi i kësaj drite”, ka theksuar kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Në Manifestimin e sotëm ishin të pranishëm veteranë të arsimit, mësues, punonjës të arsimit, ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, ish-kryetari i Komunës së Çairit dhe deputeti, Izet Mexhiti, deputetja dhe ish-drejtoresha e shkollës “Imri Elezi”, Merita Koxhaxhiku. 

Related posts

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ambasadori i Shqipërisë Fatos Reka takoi kryetarin e Çairit Visar Ganiu

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në vend, Fatos Reka ka vizituar sot Komunën e Çairit, ku ka realizuar takim me kryetarin Visar…

Komuna e Çairit ndan 20 bursa për studime në lëndët deficitare në Universitetin “Nënë Tereza”

Në prag të fillimit të afatit të dytë të regjistrimit në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, që do të jetë ditën e…