Takimi Osmani – Grigorjan

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani e priti Armen Grigorjan, Përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së në Maqedoninë e Veriut.

Bashkëbiseduesit iu referuan iniciativës së UNDP-së në fushën e ekonomisë, përfshirjes sociale, barazisë gjinore, forcimit të institucioneve, mjedisit jetësor, ndryshimeve klimatike, si dhe krizës energjetike, si një nga sfidat më të mëdha për vendin dhe për momentin prioriteti kryesor i Qeverisë.

Osmani e përshëndeti mbështetjen e vazhdueshme nga UNDP për zhvillimin e përgjithshëm të vendit tonë, veçanërisht në proceset kyçe, si dhe shprehu kënaqësi për bashkëpunimin e përgjithshëm me Zyrën e UNDP-së në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht gjatë identifikimit të prioriteteve strategjike, aktiviteteve aktuale për arritjen e qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm (SDG) të Agjendës 2030.

Njëherit, në takim biseduan edhe për projekte/ngjarje të shumta, të cilat UNDP planifikon t’i organizojë në periudhën mars-qershor, me rastin e 60 vjetorit të tërmetit të Shkupit në vitin 1963. Në këtë drejtim Osmani theksoi se e kanë mbështetjen e Ministrisë në të gjitha aspektet, si dhe për pjesëmarrje të përbashkët në organizimin e projekteve.

Gjithashtu u ngrit edhe çështja e projekteve të përbashkëta në kuadër të diplomacisë së gjelbër.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…