Osmani merr pjesë në takimin ministror të NATO

Në mesin e miqve të Maqedonisë së Veriut dhe aleatët e NATO-s, sot në Bukuresht ishte edhe MPJ Bujar Osmani në takimin ministror. Kësaj here jo për të pritur si vend kandidat, por si vend anëtare e NATO me rol kredibil në rajon.

“Fakti që po mbahet simbolikisht këtu në Rumani, ky takim, flet se NATO do të jepë porosi se rajoni i Detit të Zi është interes strategjik për NATO-n. Për ne ka edhe një simbolikë tjetër. Më vitin 2008, para 14 viteve, pikërisht këtu në Bukuresht pritni se a do bëhemi anëtarë të NATO-s. Sot, unë jam këtu si ministër i jashtëm i një vendi anëtar i NATO-s. Që do të thotë se të punosh, të kesh ambicie, të punosh, ia arrin qëllimit”, tha Osmani.

Në margjina të takimit qendror Osmani ka shënuar edhe takime të shumta bilaterale, duke nisur nga ai me kryediplomatin britanik Xhejms Kleverli, ministren e Jashtme të Islandës, Tordis Kolbrun Rejkford Gilfadotir dhe MPJ-n e Polonis Zbignjev Rau.

Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…