Shaqiri në takim koordinues me Delegacionin e BE për krijimin e disa zgjidhjeve të reja ligjore

Në drejtim të avancimit të të drejtave dhe mundësive të disa kategorive të qytetarëve në fushën e arsimit, MASH, së bashku me disa institucione të tjera, ekspertë, organizata partnere vendase dhe ndërkombëtare, po punon për krijimin e disa ligjeve të reja. Së shpejti do të kemi ligj të ri për Arsimin dhe Trajnimin Profesional, si dhe Ligjin për Arsimin e të Rriturve. Ato janë vënë në konsultim publik përmes sistemit ENER të qeverisë, ndërsa kemi edhe version fillestar të Ligjit të ri për Arsimin e Mesëm. Qasja inkluzive që e zbatojmë me siguri do të japë rezultate, gjegjësisht do të mundësojë miratimin e versioneve më të mira të zgjidhjeve ligjore.

Këtë e theksoi Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, në takimin e sotëm koordinues me përfaqësuesit e Delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut, ku diskutohej për statusin e zbatimit të aktiviteteve projektuese për reforma në sektorin “Të rinjtë për BE-në”, financuar nga Bashkimi Evropian.

“Arsimi është fushë për të cilën jemi veçanërisht të përkushtuar si Qeveri. Shumë burime janë përqendruar në avancimin e sistemit arsimor kombëtar në të gjitha nivelet dhe në të gjitha segmentet. Veprojmë nga disa aspekte, nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës arsimore, përgatitjen e programeve të reja mësimore sidomos në arsimin fillor dhe të mesëm, ngritjen e motivimit të mësimdhënësve dhe krijimin e rregulloreve të reja ligjore që do të tejkalojë  barriera të caktuara me të cilat tani po përballemi”, tha Shaqiri.

Ministri shprehu mirënjohjen e tij për BE-në, por edhe për UNICEF-in, UNDP-në, USAID-in, OSBE-në, Oda e Artizanateve, Helvetas, Odat  ekonomike, MCGO-në dhe të gjithë mbështetësit e tjerë vendas dhe të jashtëm që marrin pjesë në krijimin dhe zbatimin e politikave për zhvillimin e shtetit.

Related posts

Kryetari Ahmeti mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Zvicrës, Sh.T.Z. Christoph Sommer

Shkup, 2 shtator 2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e…

Kryetari Ahmeti uron 1 shtatorin - fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, uron 1 shtatorin – fillimin e vitit të ri shkollor. Në vazhdim, postimi…

BDI: Qeveria i tërheq 6 milion euro të siguruara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” mjetet dhe plani ishin gati por kjo qeveri zgjodhi të mos e realizoj ketë projekt

Shkup, 31 gusht 2026 BDI – Konferencë për media Bekim Rexhepi – ish Zëvendës Ministër i Transportit dhe Lidhjeve https://www.facebook.com/share/v/1TM6tRCjv9/?mibextid=wwXIfr Të nderuar…