Takim i ministrit Bekteshi me delegacionin e biznesit gjerman

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, sot ka zhvilluar takim me delegacionin e biznesit gjerman që shoqëron presidentin gjerman Frank Walter Steinmeier, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Ministri Bekteshi para kompanive gjermane prezantoi mundësitë për investime në energji, kryesisht në burimet e rinovueshme të energjisë që rrjedhin nga Ligji për Energjetikë si dhe Ligji për Investimet Strategjike.

Ministri theksoi se edhe përkundër krizës energjetike që preku jo vetëm Maqedoninë e Veriut, por edhe mbarë Evropën, zhvillimi dhe investimet në sektorin energjetik është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë me synim kryesor sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me energji, si dhe duke shkuar drejt një ekonomie të gjelbër.

 “Qëllimet kryesore të politikës energjetike të Maqedonisë së Veriut janë tërheqja e investimeve për ndërtimin e kapaciteteve energjetike dhe rritja e shfrytëzimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, përkatësisht investimi në energjinë e gjelbër që do të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit, jetës dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike, tha ministri Bekteshi dhe shtoi se vendi tashmë ka miratuar Strategjinë e Zhvillimit të Energjetik deri në vitin 2040, si një nga dokumentet strategjike më të rëndësishme për vendin tonë në fushën e energjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Maqedonia e Veriut dhe Republika Federale e Gjermanisë kanë një bashkëpunim të shkëlqyer bilateral mes dy vendeve, i cili është në rritje të vazhdueshme.

Gjermania është partneri i parë dhe më i madh ekonomik i Maqedonisë së Veriut, e cila eksporton rreth 45% të totalit të eksporteve të saj në Gjermani.

Rreth 200 kompani në Maqedoninë e Veriut janë kompani gjermane, përfshirë WPD, e cila investon rreth 500 milionë euro në një termocentral me erë në Kumanovë – Kriva Pallankë, dhe që paraqet një hap serioz në prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme.

Delegacioni i biznesit, i cili përfshin përfaqësues të disa kompanive, institucioneve shtetërore dhe bankave gjermane, udhëhiqet nga Stefan Wenzel, Sekretar Parlamentar i Shtetit nga Ministria Federale e Ekonomisë dhe Klimës, dhe Dr. Johannes Schäube, këshilltar dhe drejtues i departamentit të ekonomisë në zyra e presidentit gjerman.

Related posts

Pastrimi etnik në institucione: Shqiptarët nën sulmin e qeverisë pa legjitimitet

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon fuqimisht fushatën në vazhdim të diskriminimit etnik dhe “pastrimit institucional” që po vihet në zbatim ndaj…

Ali Ahmeti priti ambasadorin europian Rokas: Bashkimi Europian është alternativa jonë e vetme 

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin e Bashkimit Europian z. Mihalis Rokas. …

Ali Ahmeti takoi ambasadorin turk Fatih Ulusoy

Në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari i BDIsë Ali Ahmeti, priti ambasadorin turk z. Fatih Ulusoy. Kryetari Ahmeti…