Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Arbër Ademi, kishte takim on-line me kolegun e tij portugez, z. Luis Kapolash Santosh, në cilësi të kryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Portugalisë. Z. Ademi, duke ia uruar Kryesimin e katërt portugez me BE-në, theksoi se Portugalia si vend aktual kryesues me Bashkimin Evropian, që nga fillimi e mbështet zgjerimin dhe i jep mbështetje të vazhdueshme procesit për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ademi shprehu falënderim të veçantë për përpjekjet portugeze për gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme për afrimin e qëndrimeve tona me qëndrimet bullgare, me ç’rast theksoi se zgjidhja e kësaj çështjeje është me rëndësi në kontekst të zhbllokimit të procesit të zgjerimit dhe kredibilitetin e BE-së, si dhe stabilitetin dhe sigurinë e rajonit. z. Santosh e konfirmoi qëndrimin portugez se Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës, me ç’rast informoi se zgjerimi mbetet të jetë aktual edhe në Agjendën e Konferencës së BE-së, kushtuar “Ardhmërisë së Evropës”. Duke u përqendruar në takimin e sotëm të Këshillit për Punë të Përgjithshme të BE-së në Bruksel, në rendin e ditës të të cilit, ndër tjerash, janë edhe vendimet për dhënien e dritës jeshile për fillim të negociatave me të dyja vendet, theksoi se Portugalia i mbështet proceset eurointegruese të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, dhe miratimin e vendimeve për mbajtjen e konferencave të para ndër qeveritare.