Ambasadori i Shqipërisë Fatos Reka takoi kryetarin e Çairit Visar Ganiu

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në vend, Fatos Reka ka vizituar sot Komunën e Çairit, ku ka realizuar takim me kryetarin Visar Ganiu. Kreu i Çairit, pas takimit ka deklaruar se si çdoherë bisedat me z. Reka janë produktive dhe me vizion tepër të qartë.

“Zhvillimi i Komunës sonë është prioriteti kryesor, andaj mysafirët i informova për rrjedhën e projekteve që janë në proces e sipër dhe planifikimet tona të ardhshme”, ka deklaruar Ganiu, për të shtuar se në takimin me Ambasadorin Reka, fokusi është vendosur edhe në thellimin e bashkëpunimit mes Komunës së Çairit dhe Ambasadës shqiptare.

“Fokusin e vendosëm edhe në thellimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve tona që jam i bindur se do të çojë drejt forcimit edhe më të madh të bashkëpunimit mes Komunës së Çairit dhe komunave shqiptare. Konstatuam se një proces i tillë kontribuon për ruajtjen dhe zhvillimin e raporteve gjithnjë të shkëlqyeshme të qytetarëve nga të dyja anët e kufirit, sikurse edhe bashkëpunimin institucional ndërkufitar”, ka thënë Ganiu.

Related posts

Komuna e Çairit ndan 20 bursa për studime në lëndët deficitare në Universitetin “Nënë Tereza”

Në prag të fillimit të afatit të dytë të regjistrimit në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, që do të jetë ditën e…

Visar Ganiu: Eurodeputeti nga Bullgaria Ilhan Kyçyk na nderoi me vizitën në Komunën e Çairit

Eurodeputeti nga Bullgaria Ilhan Kyçyk ka qëndruar në Komunën e Çairit, ku edhe realizoi takim me kryetarin Visar Ganiu. “Eurodeputeti nga Bullgaria…

Ambasadorja amerikane Kate M Byrnes dhe kryetari Visar Ganiu përuruan Sheshin “Woodrow Wilson” në Komunën e Çairit

Si vazhdë e binjakëzimit me Qytetin Staunton të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Komunën e Çairit u përurua Sheshi që bartë…