Arbana Pasholli

Arbana Pasholli, e lindur më 19.04.1981 në Dibër, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Tre vitet e para të shkollës të mesme i kreu në SHMK “28 Nëntori” në Dibër ndërsa e përfundoi në Eldora – New Providence High School në Eldora, Iowa në SHBA si nxënëse shkëmbimi në vitin akademik 1998-1999. Studimet e larta i kreu në Institutin e Psikologjisë, Fakulteti Filozofik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup (1999-2005). Ka kryer studimet Master për Arsim (M.Ed Master of Education in Advanced Teaching) në University of the People (2020-2023).

Nga viti 2005-2012 ka qenë e angahuar në sektorin e shitjes për kompaninë T-Mobile në Dibër.

Në vitin 2014 fillon angazhimin si psikologe shkolle në SHMK “28 Nëntori” në Dibër.

Nga viti 2018-2022 është e angazhuar si mentore për New York Academy of Sciences.

Anëtare e Bashkimit Demokratik për Integrim nga viti 2014, ndërsa aktualisht është anëtare e kryesisë të Degës së BDI Dega-Dibër. Nënkryetare e BDI që nga viti 2022.

Në vitin 2020 përzgjidhet në mandatin e saj të parë si deputete në Kuvendin e R. të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë këtij mandati përzgjidhet anëtare e Grupit punues për Barazi Gjinore të NDI (Gender Equality Task Force) në kuadër të projektit WoMen Lead.

Gjithashtu në maj 2022 përzgjidhet anëtare e Grupit punues të IRI-t për Ballkanin Perëndëmor (IRI Western Balkans Task Force).

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2024 përzgjidhet në mandatin e saj të dytë si deputete në Kuvendin e R. të Maqedonisë së Veriut.

Pjesëmarrëse e programit IVLP “Gratë në politikë dhe shoqërinë civile II” (28.10-15.11.2024) me ftesë të Departamentit të Shtetit të SHBA dhe mbështetje të Ambasadës të SHBA në Maqedoninë e Veriut.

Fluente në gjuhët: shqipe (amtare), maqedonase dhe angleze.

Statusi civil: e martuar, nënë e dy fëmijëve.

E-mail: arbana.pasholli@bdi.mk

LinkedIn: www.linkedin.com/in/arbana-pasholli Twitter: www.twitter.com/ArbanaPasholli

Instagram: www.Instagram.com/arbanapasholli Facebook: www.facebook.com/arbana.p

Related posts

Valdet Xhaferi

Valdet Xhaferi u lind më 30 tetor 1989 në Shkup, shkollën fillore e kreu në Sh.F. “Ismail Qemali” në Gostivar, shkollën e…

Arbër Ademi

Arbër Ademi ka lindur më 25.09.1985 në Kumanovë. Në vitin 2004 regjistrohet si student në Universitetin Shtetëror të Tetovës në Fakultetin Juridik…

Bajram Rexhepi

Bajram Rexhepi, i lindur më 25 Shkurt të vitit 1978, në fshatin Sellcë të Tetovës. i Martuar dhe baba i tre fëmijëve…