Arta Bilalli Zendeli u lind në Prishtinë, më 11.04.1981. Shkollimin fillor e mbaroi në fshatin Cegran kurse ate të mesëm në Gjimnazin e qytetit të Gostivarit.
Ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, në vitin 2003. Në vitin 2008 magjistroi në drejtimin e së drejtës penale kurse në vitin 2011 edhe doktoroi në të njejtin drejtim, në Fakultetin Juridik të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.
Nga viti 2004 është punësuar si Asistente e Re në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tetovës, në të cilin aktualisht është Profersoreshë e rregullt, duke i kaluar paraprakisht të gjitha thirrjet mësimore-shkencore. Në Fakultetin Juridik, në periudhën 2009-2020 ka mbajtur pozicionet: Koordinatore për ECTS si dhe Koordinatore për Studimet Master. Ka mentoruar një numër të kosniderueshëm të studentëve të ciklit Master si dhe ka qenë anëtare e Komisioneve të Disertacioneve të Doktoraturës në UT dhe UEJL. Përveç tyre, ka mentoruar edhe grupe studentësh për gara shtetërore dhe ndërkombëtare, në të cilat gjithmonë kanë pasur sukses.
Në vitin 2017 ishte pjesë e programit IVLP të Departamentit të Shtetit Amerikan, me tematikë: “Rule of law in the US”.
Nga viti 2020 deri në vitin 2024 ishte deputete e BDI në Kuvendin e RMV-së.
Gjatë mandatit si deputete, ishte kryetare e delegacionit të RMV-së në Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe anëtare e Delegacionit të RMV-së në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës. Ka avokuar fuqishëm e zëshëm sidomos për statusin e Republikës së Kosovës në këto organizata ndërkombëtare. Në AP të Këshillit të Europës u zgjodh zëvendësnanëtare e Komitetit për zgjedhje të gjykatësve në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strazburg, i cili është i vetmi Komitet professional ku mund të zgjidhen vetëm pjesëtarë të delegacioneve të cilët AP e Këshillit të Europës i kualifikon si Juristë Eminentë/ të dalluar.
Gjatë mandatit si deputete, ka qenë zëvendëskryetare e Komisionit për çështje europiane dhe zëvendëskryetare e Komisionit për çështje kushtetuese si dhe anëtare e disa komisioneve parlamentare.
Nga viti 2019 është anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të BDI. Në vitin 2022 u zgjodh anëtare dhe nënkryetare e Degës së BDI- Gostivar. Nga tetori, 2022 u zgjodh Sekretare për politikë të jashtme e BDI kurse nga korriku i vitit 2023, nga Këshilli i Përgjithshëm i BDI u zgjodh Sekretare për mundësi të barabarta dhe anëtare e Kryesisë Qendrore të BDI.
Eshtë autore e një numri të madh të punimeve shkencore nga fusha e drejtësisë si dhe autore e librit “Barra e të provuarit në procedurën penale” (2023).
Arta është e martuar dhe ka dy fëmijë (Edi-16 vjeç dhe Arbani 11-vjeç).
Kontakt:
e-mail: arta.zendeli@bdi.mk