Çairi dhe Ferizaji sot hapën një kapitull të ri historik të bashkëpunimit. Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu bashkë me kryetarin e Komunës së Ferizajit, Agim Aliun shënuan fillimin e implementimit të projektit EkoKid, pjesë e Programit për bashkëpunim ndërkufitar Kosovë-Maqedoni e Veriut, IPA fondet e Bashkimit Evropian.Kështu Çairi dhe Ferizaji përforcojnë mekanizmat ndërkufitar për të implementuar strategjitë e BE-së për mbrojtjen e mjedisit jetësor.Projekti përfshin vendosjen e paneleve fotovoltaike si dhe zëvendësimin e poçeve të vjetra me poçe efeciente në 3 shkolla fillore komunale të Çairit dhe një kopsht për fëmijë: “Hasan Prishtina”, “Imri Elezi”, “Liria” dhe Çerdhja “Borëbardha”.Me këto panele solare shkurtohen harxhimet, sepse në nivel vjetor pritet të prodhohen afërsisht 160.000 kWh energji elekrike.“Implementimi i këtij projekti gjithsesi se do të kontribuojë në promovimin e marrëdhënieve të mira ndërkufitare, integrim në BE si dhe promovimin e zhvillimit socio-ekonomik në të dyja komunat”, ka delaruar pas takimit Ganiu.Ndërkohë edhe në Ferizaj panele fotovoltaike do të vendosen në 3 shkolla dhe 1 çerdhe. Njëra nga këto shkolla është “Gjon Serreçi” të cilën e vizitoi kryetari i Çairit, Visar Ganiu bashkë me kryetarin e Ferizajit, Agim Aliun dhe ku hasën në një mikpritje tejet të ngrohtë.