Çairit ju shtua sot edhe një kënd super-modern për fëmijë. Ky është këndi i 14-të që Komuna e Çairit ka vendosur gjatë katër viteve të fundit.Gjendet në rrugën “Emin Duraku”, në afërsi të Xhamisë së re në Çair.Edhe ky kënd është me rekvizita tërësisht të reja dhe për dyshemenë është përdorur rërë speciale.“Konsiderojmë se krijimi i kushteve më adekuate për fëmijët tanë nënkupton forcim të themeleve të shoqërisë. Le të ketë gjithmonë gëzim e lumturi të fëmijëve edhe tek ky vend. Ndërsa vazhdojmë me vendosjen e këndeve të reja në lokacione të tjera të Komunës sonë të zemrës”, ka thënë kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu pas promovimit të këndit të ri për fëmijë.