Dita ndërkombëtare e Grave dhe vajzave në Shkencë

Me mbështetjen e Komunës së Çairit dhe në organizim të Rrjetit të Gruas në Shkencë, sot në mënyrë madhështore u shënua Dita ndërkombëtare e Grave dhe vajzave në Shkencë – 11 Shkurti.Gjatë fjalimit të tij kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu theksoi se fuqizimi i gruas veçanërisht në shkencë është ardhmëria e vendit. Ai ka shtuar se pjesëmarrjen e gruas në shkencë duhet ta shikojmë si arritje dhe domosdoshmëri për mbarë shoqërinë.“Gratë duke qenë shtylla kryesore e familjes, nëna, bashkëshorte, motra, pse mos të jenë edhe shtylla kryesore e shtetit në fushën e shkencës, e kërkimeve shkencore, e zbulimeve shkencore, sepse gruaja është në fakt dora që lëviz njerëzim. Unë nuk do të shkoj shumë larg për të dhënë shembuj, do të ndalem pikërisht në Çairin tonë të bukur aty nga ku rrjedhin shumë gra e vajza të suksesshme nga degë të ndryshme të mjekësisë, shkencave kompjuterike, shkencave shoqërore aty ku ka qindra profesoresha të cilat sot janë shëmbëlltyrë e arritjeve shkencore, mësimdhënëse nga ciklet më të ulëta deri në ato më të lartat. Aty ku ka 11 institucione edukativo-arsimore, e ndërsa 7 prej tyre udhëhiqen nga gra të dëshmuara dhe me bagazh tejet të fuqishëm. Arsyeja se pse po e potencoj se nga kush udhëhiqen këto institucione është ajo se pikërisht nga këtu dalin shkencëtaret e shkencëtarët e ardhmërisë sonë”, ka thënë Ganiu.Ai ka theksuar se nëse një fëmije i jepet që nga hapat e parë shembulli se si duhet të jetë pozita e gruas në shoqëri, se gruaja nuk  është vetëm për punët e shtëpisë por se ajo mund të jetë një shkencëtare, një presidente, një deputete, një profesoreshë, një drejtoreshë, avokate, mjeke, gjeodete apo arkitekte, ajo shoqëri nuk do të dështojë asnjëherë.Ndryshe, në Manifestimin e sotëm me rastin e Ditës ndërkombëtare të Grave dhe vajzave në Shkencë morën pjesë edhe zonja e parë e shtetit Elizabeta Gjorgjievska, ministri i Arsi

Related posts

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ambasadori i Shqipërisë Fatos Reka takoi kryetarin e Çairit Visar Ganiu

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në vend, Fatos Reka ka vizituar sot Komunën e Çairit, ku ka realizuar takim me kryetarin Visar…

Komuna e Çairit ndan 20 bursa për studime në lëndët deficitare në Universitetin “Nënë Tereza”

Në prag të fillimit të afatit të dytë të regjistrimit në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, që do të jetë ditën e…