Ekipet e Komunës së Çairit lirojnë hapësira publike të uzurpuara

Ekipet e punës të Komunës së Çairit gjatë ditës së sotme kanë larguar barrikada hekuri me të cilat ishin uzurpuar hapësira publike të dedikuara për parkim të veturave në rrugët: “Mehmet Gega” (“August Cesarec”), “Nikolla Maleshevski”, “Ismail Qemali” (“Bllagoja Paroviq)”, “Petar Icko” dhe “Xhon Kenedi”. Këto hapësira që u liruan sot nga ekipet e Komunës së Çairit janë hapësira publike dhe jo pronë private. Aksionet e tilla për lirimin e hapësirave publike Komuna e Çairit do t’i vazhdojë për çdo ditë të vetme, derisa t’i lirojë të gjitha hapësirat e uzurpuara publike në territorin e saj. Njëkohësisht, bëjmë thirrje të dëshmojmë se jemi qytetarë të ndërgjegjshëm dhe se pronën publike nuk do ta keqpërdorim në asnjë rast, e hiç më pak ta uzurpojmë.

Related posts

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ambasadori i Shqipërisë Fatos Reka takoi kryetarin e Çairit Visar Ganiu

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në vend, Fatos Reka ka vizituar sot Komunën e Çairit, ku ka realizuar takim me kryetarin Visar…

Komuna e Çairit ndan 20 bursa për studime në lëndët deficitare në Universitetin “Nënë Tereza”

Në prag të fillimit të afatit të dytë të regjistrimit në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, që do të jetë ditën e…