Sot në zyrtat e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, përfaqësuesit e Iniciativës qytetare “Gostivari që dua”, bashkë me përfaqësuesit e kësaj partie prezantuan memorandumin për bashkëpunim në zgjedhjet e ardhëshme lokale. “Dëshiroj të ndaj me ju hapat që arritëm deri tek kjo marrëveshje. Siç jeni të njoftuar, Iniciativa realizoi takime me disa subjekte politike, edhe pse ftesa u dërguar deri tek të gjitha partitë politike garuese në zgjedhjet e 17 Tetorit. Të jemi transparent, Bashkimi Demokratik për Integrim tregoi vullnet dhe u përkushtua në arritjen e marrëveshjes për bashkëpunim”, potencoi në konferencën për shtyp përfaqësuesi i Inicativës, z. Lekë Dalipi. BDI, tha ai, tregoi guxim që të futet në zgjedhje së bashku me iniciativën qytetare dhe të ndau me ne gjysmën e listës për Këshilltarë komunal. “Ky moment dëshmoi që BDI pranoi të garon me listë të përbashkët me qytetarë pa libreza partiake. Iniciativa është e bindur që përvoja politike e BDI, por edhe fuqia që ka ky subjekt politik, do të jetë garancia më e fuqishme për realizimin e ideve dhe programit tonë në mandatin e ri katërvjeçar”, përfundoi Leka. Ndërkohë, kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, z. Bashkim Hasani vuri në dukje që gjatë këtyre ditëve të kaluara zhvilluan disa takime me përfaqesuesit e Iniciativës qytetare, takime të cilat nuk u bënë publike për shkak se në vendin tonë ishin shpallur dite zie për shkak të tragjedisë në Tetovë. ” Bashkimi Demokratik per Integrim u impresionua nga oferta qe ua ofroi qytetarëve Iniciativa per Gostivarin që dua. Gjetëm shumë gjëra të ngjashme mes nesh dhe realisht idetë dhe programi i tyre ishte një rast i mirë për bashkërendim me programin e BDI me qëllim që qytetarëve të ua ofrojmë më të mirën”, tha Hasani. Sipas tij, lidhja e bashkëpunimit me Iniciativën qytetare Gostivari që dua, është një moment i rëndësishëm për arsye se për herë të parë në historinë e veprimit politik të BDI, u vendos të futen në garë zgjedhore bashkë me një nisëm qytetare. “Iniciativa la përshtypje tek opinioni publik që dëshiron të sjellë ndryshime në Gostivar, dhe ne jemi krenar që anëtarët e Iniciativës zgjodhën që me ne të kenë bashkëpunim. Pas fitores në zgjedhjet e 17 Tetorit, bashkë me Iniciativën do të përkushtohemi dhe garantojme realizimin e programit per Gostivarin që duam, me qëllim që qyteti ynë të bëhet një vendbanim i mire per të jetuar”, përfundoi Hasani. Memorandumi i nënshkruar me datë 10 shtator – 2021, obligon palët për bashkëpunim të ngushtë në interes të qytetarëve të Gostivarit dhe në mënyrë që të bashkojmë forcat për të zbatuar projekte vendimtare për të rinovuar komunën në një jetë moderne dhe të denjë vend per te jetuar. Memorandumi për bashkëpunim u nënshkrua nga z. Lekë Dalipi i autorizuar nga Iniciativa për Gostivarin që dua dhe Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, z. Bashkim Hasani. Në vijim linku me deklaratat video të Lekë Dalipit dhe Bashkim Hasani; https://wetransfer.com/downloads/f769f1c9f627caf3f9837968531a16b320210913112552/374cf7046c77dda40ab396382ccc9c8320210913112615/ad95bb