Kërkesa për akses të lirë në informacion publik për një parti politike mund të bëhet nga çdo person fizik ose juridik vendas ose i huaj, dhe ate për informacion në lidhje me të ardhurat dhe shpenzimet e partisë. Lista e informacionit publik është në dispozicion këtu . Qasja në informacion mund të kërkohet me shkrim ose me gojë.

Për të paraqitur një kërkesë me shkrim, është e nevojshme të plotësoni një Kërkesë për qasje në informacion publik në një formë të përcaktuar.

Kërkesa me shkrim mund të dorëzohet me postë, të dorëzohet në arkiv në partia Bashkimi demokratik për integrim ose të dorëzohet në mënyrë elektronike me e-mail: financa@bdi.mk .

Partia politike më së voni në afat prej 20 ditësh duhet t’i përgjigjet parashtruesit të kërkesës në lidhje me kërkesën e paraqitur për qasje të lirë në informacion. Aplikuesi ka të drejtë ankese në Agjencinë për mbrojtjen e të drejtës për qasje të lirë në informacion publik në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të përgjigjes në kërkesë, përkatësisht 15 ditë nga skadimi i afatit për përgjigje në kërkesë.


Formular për kërkesë për qasje të lirë të informacioneve me karakter publik – pdf format
Formular për kërkesë për qasje të lirë të informacioneve me karakter publik – word format