Komuna e Çairit dhe Komuna e Stari Gradit drejt binjakëzimit, Çarshia e Vjetër dhe Bash Çarshia e Sarajevës i afrohen njëra tjetrës

Nga dita e sotme filluan procedurat për thellimin e bashkëpunimit midis Komunës së Çairit dhe Komunës së Stari Gradit të Sarajevës, Bosnjës dhe Hercegovinës, me çka edhe u hap rruga e binjakëzimit të këtyre dy komunave.Stari Gradi është komuna më e vjetër në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe historikisht më e rëndësishmja, por ajo që e bënë edhe më të rëndësishme është Bash Çarshia, tregu, më i vjetër i qytetit dhe që është i llojit të njëjtë me Çarshinë e Vjetër që është në zemër të Çairit.Me aktet e bashkëpunimit hapet rruga që mes tjerash të zhvillohen projekte të përbashkëta për ruajtjen, zhvillimin e kultivimin e këtyre dy monumenteve historike – Çarshisë së Vjetër dhe Bash Çarshisë së Sarajevës. Fillimi i procedurave të bashkëpunimit u përcoll edhe me një takim që zhvilluan në Komunën e Stari Gradit kryetari i saj Ibrahim Hadzhibajriç, kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, deputeti i BDI-së Izet Mexhiti, ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Bosnjë dhe Hercegovinë, Ekrem Ebibi, si dhe anëtari i Kryesisë qendrore të BDI-së dhe ish-kryetar i Ligës së Boshnjakëve dhe dy mandate deputet, Rafet Muminoviq. “Njëkohësisht falënderova nikoqirët për pritjen dhe shpreha kënaqësinë e madhe për vendosjen e bashkëpunimit midis dy komunave të vendeve mike. Përkujtova se krijimi i partneriteteve mundëson transferimin e shpejtë të njohurive dhe përvojave dhe se ne duam të zhvillojmë miqësi dhe marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Bosnjën dhe Hercegovinën, kryeqytetin e saj dhe komunën e saj më të vjetër”, ka deklaruar me këtë rast kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Related posts

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ambasadori i Shqipërisë Fatos Reka takoi kryetarin e Çairit Visar Ganiu

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në vend, Fatos Reka ka vizituar sot Komunën e Çairit, ku ka realizuar takim me kryetarin Visar…

Komuna e Çairit ndan 20 bursa për studime në lëndët deficitare në Universitetin “Nënë Tereza”

Në prag të fillimit të afatit të dytë të regjistrimit në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, që do të jetë ditën e…