Komuna e Çairit filloi me largimin e veturave të shkatërruara nga hapësirat publike

Komuna e Çairit në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike Komunale “Shkupi Vjetër”, filloi me largimin e automjeteve të shkatërruara dhe të braktisura, rimorkiove dhe të ngjashme nga hapësirat publike në territorin e Komunës së Çairit në përputhje me dispozitat e Rregullores së miratuar që ka të bëjë me këtë çështje.

Paralajmërimet me shkrim u ishin vendosur më parë gjithsej 75 automjeteve të identifikuara të shkatërruara, duke dhënë kështu një afat prej 8 ditësh për heqjen e tyre nga vetë pronarët. Pas skadimit të afatit prej 8 ditësh nga inspektorët komunal dhe shërbimet e NP “Shkupi Vjetër” është bërë inspektim dhe është konstatuar se 54 automjete janë hequr tashmë nga pronarët.Me aksionin që filloi sot, do të largohen 21 automjetet e tjera të shkatërruara, të cilat do t’i nënshtrohen procedurave të mëtejshme në përputhje me Rregulloren, ku hapi i fundit pas skadimit të 30 ditëve nga mosparaqitja e pronarëve të automjeteve është shkatërrimi i tyre në një vend të veçantë.

Falënderojmë edhe qytetarët të cilët pas paralajmërimeve që vendosëm nga ana jonë, me vetiniciativë i larguan veturat e shkatërruara.

Related posts

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ambasadori i Shqipërisë Fatos Reka takoi kryetarin e Çairit Visar Ganiu

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në vend, Fatos Reka ka vizituar sot Komunën e Çairit, ku ka realizuar takim me kryetarin Visar…

Komuna e Çairit ndan 20 bursa për studime në lëndët deficitare në Universitetin “Nënë Tereza”

Në prag të fillimit të afatit të dytë të regjistrimit në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, që do të jetë ditën e…