Me rastin e 1 Qershorit, Ditës ndërkombëtare të fëmijëve sot kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu vizitoi nxënësit e klasës së parë të SHFK “Vasil Gllavinov”. Ai është shprehur se ndjen një kënaqësi dhe frymë shumë pozitive nga të vegjlit e këtij institucioni të cilët janë të etnive të ndryshme. “Fëmijëve ua ndava nga një dhuratë simbolike dhe ju dhashë porosinë se janë pasuria më e madhe, janë mirëqenia jonë, janë ardhmëria. Fëmijët janë vet drita e syve tanë, andaj këtë dritë ne duhet ta ruajmë dhe ta bëjmë edhe më të shndritshme, se vetëm kështu mund të ecim para”, ka thënë Ganiu.Gjatë vizitës në këtë shkollë, kreu i Komunës së Çairit realizoi edhe një takim me drejtoreshën Elita Demiri, ku u diskutua për mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor, sikurse edhe hapat që po merren për modernizimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies në SHFK “Vasill Gllavinov” .