Komuna e Çairit shpalli shkrimtarin nga Shqipëria Fatmir Toçi qytetar nderi

Me propozim të kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe me votën e këshilltarëve të Këshillit komunal të Çairit, shkrimtari nga Shqipëria Fatmir Toçi sot u shpall qytetar nderi i Çairit. Ganiu sqaroi se shpallja e Toçit qytetar nderi vije si shprehje e mirënjohjes dhe respektit të tij për kontributin e rëndësishëm në promovimin e bashkëpunimit dhe të zhvillimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Komunën e Çairit. “Çairi gjithmonë ka qenë dhe mbetet i të gjithëve dhe për të gjithë. Edhe i atyre që jetojnë fizikisht tek ne edhe i atyre në zemrat e të cilëve jeton Çairi”, deklaroi kreu i Çairit, Visar Ganiu. Pas shpalljes qytetar nderi, Komuna e Çairit në bashkëpunim me Institutin për Trashëgimi Kulturore-Shpirtërore të Shqiptarëve dhe Botimeve Toena, promovuan sot edhe monografinë  “Arbëreshët midis realitetit dhe mitit” të shkrimtarit Fatmir Toçi. Kjo vepër i është dedikuar njërës nga pjesët më të çmuara të trungut kombëtar dhe përmes historisë dhe të tashmes, autori na njofton nga afër me Arbëreshët e Italisë.Promovimi i librit u bë në prezencën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, kabinetit qeveritarë, deputetëve, akademikëve dhe mysafirëve të shumtë.

Related posts

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ambasadori i Shqipërisë Fatos Reka takoi kryetarin e Çairit Visar Ganiu

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në vend, Fatos Reka ka vizituar sot Komunën e Çairit, ku ka realizuar takim me kryetarin Visar…

Komuna e Çairit ndan 20 bursa për studime në lëndët deficitare në Universitetin “Nënë Tereza”

Në prag të fillimit të afatit të dytë të regjistrimit në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, që do të jetë ditën e…