Një nga mirësitë e muajit të bekuar të Ramazanit është solidariteti dhe kujdesi që shprehim ndaj njëri tjetrit.Në shenjë respekti për punën e tyre të palodhshme Komuna e Çairit siguroi 40 porcione ushqimore për iftar për policët e stacionit policor Bit Pazar, policët e komunikacionit, shërbimet e ndihmës së shpejtë dhe zjarrëfikësit, të cilët janë në krye të detyrës duke u kujdesur për sigurinë dhe shëndetin tonë.