Fundjavën që kaloi ekipet e punës të Komunës së Çairit vendosën tabela të reja të basketbollit në fushën e sportit në Lagjen Gazi Babë.Ky aktivitet që po e ndërmerr Komuna është në vazhdën e mirëmbajtjes së terreneve sportive në territorin e Komunës së Çairit. Ndërsa synimi i Komunës së Çairit është krijimi i kushteve moderne që të rinjtë të merren me aktivitete sportive.Na mbetet bashkë me qytetarët tanë, që me kujdesin më të madh t’i ruajmë këto fusha sporti, sepse kur kemi hapësira moderne dhe të standardizuara ku të rinjtë mund të merren me sport, kemi edhe shoqëri të shëndoshë.