Të dashur qytetarë jemi para jush për të përshkruar në terma të përgjithshëm qeverisjen tre vjecare të komunes së Gostivarit, e cila qeverisje më shumë na rezulton si mos qeverisje, keq qeverisje apo në rastin më të mirë si qeverisje me kohë të pjesshme. Perceptimi i përgjithshëm i opinionit mbetet po ai të cilin e kemi shprehur vazhdimisht se në mungesë të ideve e zgjidhjeve për të gjitha problematikat që e karakterizojnë komunën, kryetari i komunës gjen justifikime dhe fajtorë kujdestar për mos realizimin e të njejtave. E në rrolin e viktimës definitivisht ka qenë shumë i mirë. Por, e vërteta është një dhe e vetme. Dhe kjo e vërtetë flet për dështim të kësaj udhëheqe nga njëra anë dhe nga ana tjetër dëshpërim për qytetarët. Premtimet kryesore të fushatës parazgjedhore edhe sot pas 3 vitesh qeverisje mbeten thjeshtë dhe vetëm premtime. Po u sjell në vëmendje disa nga premtimet kryesore si: – Fabrika të reja që do të gjeneronin vende të reja të punës, – Transport publik me autobusë ekologjikishtë miqësor, – Parkingje në kate dhe nëntokësore, – Stacion për filtrimin e ujit të pijshëm, – Zgjidhje e problemit me qentë endacak -Z gjidhja e çeshtjes së ajrit të ndotur me theks të veçantë Deponia regjionale Rusino. Parashtrohet pyetja cilat nga këto premtime janë realizuar!? ⁃ Kemi ajër më pak të ndotur? ⁃ Kemi me pak qenë rrugëve të qytetit dhe vendbanimeve tons? ⁃ Kemi ujë të filtruar? ⁃ Kemi parkingje? ⁃ Transport publik? ⁃ Fabrika të reja? Përgjigja është një për të gjitha: -Jo. Nuk kemi asgjë nga këto. Por, çfar realisht u bë në këto tre vite? Dhe këtu përgjigja në shumicën e rasteve është Po. ⁃ Kemi rritje të borxhit publik në 3 mil. € ⁃ Gjendje kaotike në urbanizëm dhe komunikacion ⁃ Kemi Rrugë me gropa gjithandej ⁃ Uzurpim të hapsirave publike ⁃ Kemi papastërti publike. ⁃ Po, kemi Arsim të politizuar ⁃ Këto tre vjet kemi furnizime publike jasht cdo procedure ligjore. ⁃ Raporti i revizionit flet për mungesë të theksuar të transparencës., e shumë e shumë “Po” të tjera që nuk i shkojnë për nder kësaj udhëheqësie të komunës. Te nderuar qytetarë në fund dua të ju njoftoj se në periudhën në vazhdim konform protokolleve për mbrojtje nga pandemia CoVid-19 do të realizojmë konferenca periodike për shtyp dhe për çdo problematikë do të ofrojmë argumente konkrete. Pastaj vlersimin e bëni më kollaj. Deri atëherë, Mirupafshim! Imran Zhupani, dega e BDI – Gostivar 31.10.2020