Në qytetin e Elbasanit, në mënyrë madhështore u shënua Dita e Verës. Shqiptarë të shumtë nga të gjitha trojet kishin ardhur për të ndjekur aktivitetet e numërta, në mesin e të cilave edhe koncertin e grupit ELITA 5 nga Maqedonia e Veriut, të cilat u mbajtën për nderë të kësaj date, e që shënon fillimin e pranverës, gjegjësisht ringjalljen e natyrës.Me ftesë të kryetarit të Bashkisë, Gledian Llatja, në Elbasan për të shënuar Ditën e Verës qëndroi edhe kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu. Ai ka shprehur kënaqësinë që sot gjendet në këtë qytet dhe po merr pjesë në një manifestim si ky, duke shtuar se 14 marsi nuk festohet në asnjë vend tjetër të botës si në Shqipëri.-Ndjej kënaqësinë që jam pjesë e këtij shënimi dhe që bashkë me kryetarin e Bashkisë, Gledian Llatja dhe sekretarin e përgjithshëm të Partisë Socialiste të Shqipërisë Damian Gjiknurin, me ministra, deputetë e qytetarë të shumtë morëm pjesë në aktivitetet për shënimin e Ditës së Verës në Elbasanin e bukur. 14 marsi është një ditë e veçantë që nuk festohet në asnjë vend tjetër të botës si në Shqipëri“, ka thënë Ganiu.