Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini së bashku me zëvendëskryeministrin Fatmir Bytyqi dhe kryetarin e komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot kanë vizituar instalimin e djegur të kompanisë “Pofix” në Tetovë. Gjatë vizitës u takuan me pronarët e kompanisë dhe diskutuan për masat dhe mështetjen e nevojshme për riparimin e dëmeve. Ministri Nuredini informoi se me kujdes monitorohen të dhënat për gjendjen e cilësisë së ajrit të ambientit nga stacioni monitorues në Tetovë. Sipas të dhënave për orë, gjatë mëngjesit është vërejtur një rritje e vogël e përqëndrimeve për orë të grimcave PM10, por për momentin nuk ka vend për panik. Nëse ka ndonjë përkeqësim të cilësisë së ajrit, publiku dhe komuna do të njoftohen menjëherë për marrjen e masave mbrojtëse.