Objekti shtesë i SHFK ”Ismail Qemali” drejt përfundimit

Objekti shtesë i Shkollës Fillore Komunale “Ismail Qemali” po shkon drejt kompletimit. Pjesa më e madhe e punimeve ndërtimore është në përfundim e sipër, kështu që për momentin ekipet e punës po bëjnë instalimin e ngrohjes qendrore, montimin e dritareve dhe lyerjen e brendshme të objektit.Objekti shtesë do të plotësojë nevojat e shkollës në të cilën procesin edukativo-arsimor e ndjekin afër 1.550 nxënës të Komunës së Çairit.Sipërfaqja shtesë e objektit është 580 m2, respektivisht janë dy kate me nga 290 m2, ndërsa janë krijuar 8 paralele të reja, sikurse edhe 2 tualete sipas të gjitha standardeve bashkëkohore të adaptuara gjithashtu edhe për fëmijët me nevoja të veçanta.Nga shtatori urojmë t’i presim nxënësit e parë në këtë objekt të standardeve më moderne.

Related posts

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ambasadori i Shqipërisë Fatos Reka takoi kryetarin e Çairit Visar Ganiu

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në vend, Fatos Reka ka vizituar sot Komunën e Çairit, ku ka realizuar takim me kryetarin Visar…

Komuna e Çairit ndan 20 bursa për studime në lëndët deficitare në Universitetin “Nënë Tereza”

Në prag të fillimit të afatit të dytë të regjistrimit në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, që do të jetë ditën e…