Prioritetet çeke në Parlament

Në mbledhjen e sotme të 41-të të Komisionit për Çështje Evropiane, me të cilën kryesoi kryetari i Komisionit, z. Arbër Ademi, u prezantuan Programi dhe Prioritetet për punën e Kryesimit të Çekisë me Këshillin e Bashkimit Evropian për gjysmën e dytë të vitit 2022.
Ambasadori i Republikës së Çekisë në vendin tonë, SH.T. Jarosllav Ludva, për Kryesimin e Çekisë me BE-në, i cili filloi zyrtarisht më 1 korrik, theksoi se Çekia do të fokusohet në luftën në Ukrainë dhe pasojat e saj, dhe në këtë kontekst do të orientohet drejt menaxhimit të krizës së refugjatëve dhe rindërtimit të Ukrainës pas luftës. Ai, gjithashtu, vuri në dukje si prioritete të rëndësishme situatën me furnizimin e sigurt me energji, në kuptim të reduktimit të varësisë nga karburantet fosile ruse dhe kalimit të shpejtë në agjendën e gjelbër, më pas, përforcimi i kapaciteteve evropiane të mbrojtjes dhe sigurisë së hapësirës kibernetike, rezistencës strategjike të ekonomisë evropiane ndaj sfidave globale dhe përforcimin e institucioneve demokratike, me qëllim të ruajtjes dhe zhvillimit të demokracisë dhe sundimit të së drejtës.
Për procesin e zgjerimit të BE-së, theksoi se Çekia mbetet mbështetës principiel i politikës së zgjerimit të Bashkimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe në këtë drejtim, u vërtetua mbështetja e fuqishme për fillimin e negociatave aderuese të Maqedonisë së veriut me BE-në.
Në mbledhje fjalime mbajtën edhe Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë, z. Dejvid Gir, si dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane z. Bojan Mariçiq.

Euroambasadori Gir theksoi se shteti tanimë i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave, kështu që hapi i radhës që duhet të bëhet është që të përparojë drejtë hapjes së negociatave aderuese. Me ç’rast, theksoi se tani është momenti që shteti të prodhojë reforma, me qëllim që vendi të ecë përpara me sukses drejt anëtarësimit në BE.

Zëvendëskryeministri Mariçiq, theksoi se në këtë proces jashtëzakonisht të ndërlikuar, Qeveria me interes shtetëror dhe me përgjegjësi u ballafaqua me të gjitha sfidat me të cilat përballej gjatë dialogut me Bullgarinë dhe Bashkimin Evropian, me ç’rast arriti ta mbrojë gjuhën maqedonase dhe identitetin, në të gjitha dokumentet të cilat u shpallën publikisht, duke përfshirë edhe Protokollin. Qytetarët e kërkojnë këtë prej nesh, pasi na nevojiten vlera evropiane, të cilat nënkuptojnë sundimin e së drejtës, luftë të suksesshme kundër korrupsionit dhe krijimin e kushteve ekonomike për jetë të denjë në vend.

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Arbër Ademi, theksoi se procesi eurointegrues kërkon barazi të të gjithë partive politike, jo vetëm në mënyrë deklarative, por edhe në vepër, nëse duam të arrijmë cakun, të jemi anëtare e Bashkimit Evropian. Qytetarët e kërkojnë këtë, pasi na nevojiten vlera evropiane, të cilat nënkuptojnë sundimin e së drejtës, luftë të suksesshme kundër korrupsionit dhe krijimin e kushteve ekonomike për jetë të denjë në vend. Ademi u falënderua për mbështetjen Çeke të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në kuadër të Grupit të Vishegradit, ku angazhohet për bashkëngjitjen e vendeve të rajonit të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor në sistemin politik dhe ekonomik të Bashkimit Evropian.

Në diskutimin për temën morën pjesë deputetët: Mile Levkov, Sllavica Tasevska, Halil Snopçe, Fadil Zendeli dhe Sonja Mirakovska.

Në diskutimet e tyre u dhanë propozime dhe vërejtje për avancimin e procesit të anëtarësimit të vendit në drejtim të arritjes së inkluzivitetit të procesit me pjesëmarrje të ndërsjellë të pozitës dhe opozitës si domosdoshmëri në këtë proces. Veçanërisht u theksua nevoja për përfshirje aktive të Parlamentit në proces përmes Komisionit për Çështje Evropiane dhe Këshillit Nacional për Eurointegrime me të cilin udhëheq opozita.

Në Mbledhje përveç anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisionit për Çështje Evropiane ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit edhe anëtarët e Këshillit Nacional për Eurointegrime dhe anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Komitetit të Përzier Parlamentar RMV-BE, si dhe të korit diplomatik dhe mediumet.

Related posts

Vizita e eurodeputetëve, znj. Tineke Strik, dhe z. Reinherd Butikofer, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Në kuadër të vizitës së eurodeputetëve, znj. Tineke Strik, dhe z. Reinherd Butikofer, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Komisioni…

Grupi i punës i Këshillit të BE-së përgjegjës për zgjerimin në një takim të përbashkët me anëtarët e NSEI dhe KÇE

Grupi i punës i Këshillit të BE-së përgjegjës për zgjerimin dhe vendet që janë në procesin e negociatave për anëtarësim në Union…

Takimi Ademi-Hofrajter

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Arbër Ademi, sot kishte takim me kolegun e tij, dr. Anton Hofrajter, kryetar i Komisionit…