Propozim-ligji për regjistrim në Kuvend

Sot, 10 dhjetor 2020, për Propozim-ligjin për regjistrim, në lexim të parë, debatoi Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilin kryesonte kryetari i Komisionit, z. Arbër Ademi.   Z. Ademi, theksoi se bëhet fjalë për ligj të rëndësishëm, me të cilin do të mundësohet regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën prej 1-21 prill 2021, duke pas parasysh se regjistrimi i fundit në vend u zbatua në vitin 2002, ndërsa regjistrimi në vitin 2011 nuk u realizua. Për nevojën e zbatimit të regjistrimit, theksoi, se si vend-anëtarë i OKB-së jemi të obliguar të realizojnë Regjistrimin, që do të jenë në pajtim me Rekomandimet e miratuara ndërkombëtare për regjistrimet e popullsisë dhe ekonomive familjare, të përgatitura nga ana e Komisionit Ekonomik për Evropë të Kombeve të Bashkuara dhe të Eurostatit.     Në debat morën pjesë deputetët: Halil Snopçe, Dafina Stojanoska, Zhaklina Peshevska, Zeqir Ramçilloviq, Kastriot Rexhepi, Mirçe Axhioski, Marija Petrushevska, Beti Stamenkoska-Trajkoska, Lidija Petkoska.   Në diskutimet e tyre i përbashkët ishte konstatimi se shtetit i duhet ligj i mirë dhe cilësor për regjistrim, për të cilën u paralajmëruan amendamente për përmirësimin dhe saktësimin e dispozitave në Propozim-ligjin, kur ai do të jenë në procedurë parlamentare në lexim të dytë.   Gjithashtu, u theksua edhe rëndësia e dispozitave në Metodologjinë për zbatimin e regjistrimit, e cila në pajtim me Ligjin duhet të miratohet në mënyrë transparente. Enti Shtetëror I Statistikës, në fazën e përgatitjes për zbatimin e Regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, do të duhet të bëj vlerësim thelbësor të gjendjes momentale në Entin Shtetëror për planifikimin dhe përdorimin e mundshëm të burimeve administrative për grumbullimin e të dhënave, si bartës i tërë procesit për regjistrim duhet në mënyrë profesionale dhe me kompetencë ta mbaroj punën, me qëllim që të mos ketë asnjë dyshim në besueshmërinë e këtij operacioni statistikor dhe të rëndësishëm, u theksua se procesi është teknik, por edhe politik, për çka duhet të miratohet bashkërisht, me pozitën dhe opozitën në Kuvend.    Në bazë të debatit, Komisioni konkludoi se Propozim-ligji për regjistrim, ta përcjellë në procedurë të mëtejmë parlamentare, për çka votuan anëtarët e Komisionit, edhe nga pozita edhe nga opozita.                  

Related posts

Vizita e eurodeputetëve, znj. Tineke Strik, dhe z. Reinherd Butikofer, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Në kuadër të vizitës së eurodeputetëve, znj. Tineke Strik, dhe z. Reinherd Butikofer, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Komisioni…

Grupi i punës i Këshillit të BE-së përgjegjës për zgjerimin në një takim të përbashkët me anëtarët e NSEI dhe KÇE

Grupi i punës i Këshillit të BE-së përgjegjës për zgjerimin dhe vendet që janë në procesin e negociatave për anëtarësim në Union…

Takimi Ademi-Hofrajter

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Arbër Ademi, sot kishte takim me kolegun e tij, dr. Anton Hofrajter, kryetar i Komisionit…