Komuna e Çairit sot siguroi afër 5 milionë denarë për rikonstruimin e rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atmosferik për rr. Resenka 1-2, si pjesëmarrje të Byrosë për Zhvillim Rajonal.Marrëveshjen e nënshkroi sot kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu me ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski dhe drejtorin e Byrosë për Zhvillim Rajonal, Ramiz Rexhepin.“Projekti në fjalë është i një rëndësie të madhe, veçanërisht për faktin se me të rregullohet infrastruktura nëntokësore e rr.Resenska 1-2, por edhe se një gjë e tillë ndikon drejtpërdrejtë në mirëqenien dhe jetesën e vet banorëve të Komunës së Çairit”, ka thënë me këtë rast kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.Ganiu ka potencuar edhe se ministrin Milevski e ka informuar mes tjerash lidhur me numrin e madh të projekteve që po realizon Komuna e Çairit dhe që kanë të bëjnë pikërisht me përmirësimin e infrastrukturës nëntokësore të shumë lagjeve.