Shkollat e Çairit të gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubin, ministren e Arsimit, Milla Carovska, përfaqësuesen e UNICEF-it në vend, Patricia Di Xhovani dhe me drejtoreshën e Shkollës Fillore Komunale “Liria”, Teuta Idrizi, inspektuan gatishmërinë e këtij institucioni për fillimin e procesit mësimor, posaçërisht në kohë pandemie dhe me prezencë fizike. Me këtë rast Ganiu theksoi se të gjitha shkollat fillore dhe të mesme që aderojnë në Komunën e Çairit janë të gatshme për fillimin e procesit arsimor në kushtet në të cilat gjendemi për momentin. “Përkujtova se me ditë të tëra ekipet tona komunale kanë bërë dezinfektimin e të gjitha institucioneve arsimore me mjete speciale, ndërsa gjatë ditës së djeshme përfunduam edhe me larjen me dorë dhe me makina speciale të oborreve të tyre. Komuna e Çairit që në fillimet e pandemisë ka vendosur thuajse 2 mijë paravanë mbrojtës për nxënësit, në mënyrë që ata të jenë sa më të mbrojtur, por edhe kuptohet personeli i shkollave ta ketë më lehtë të menaxhojë parandalimin e përhapjes së mundshme të Kovid-19”, shtoi kreu i Çairit, Visar Ganiu.Ai ka sqaruar se ashtu siç e kanë informuar edhe drejtorët e shkollave, procesi arsimor do të zhvillohet sipas kushteve që janë paraparë nga ministritë gjegjëse dhe organet shëndetësore. Në hyrje do të bëhet matja e temperaturës, dezinfektimi e pastaj do të bëhet shpërndarja nëpër klasa.“Kuptohet edhe mjetet e nevojshme që kërkohen me modelin e ri të arsimimit, tabela të mençura, projektorë, mjete didaktike, por edhe librat shkollorë për klasat e para janë siguruar. Me këtë rast dua të theksoj se shkollat e Çairit janë ndër ato që janë përkujdesur për të gjithë nxënësit duke krijuar edhe dhoma senzorike, tualete për fëmijët me nevoja të posaçme, janë angazhuar logopedë”, shtoi kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu. 

Related posts

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ambasadori i Shqipërisë Fatos Reka takoi kryetarin e Çairit Visar Ganiu

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në vend, Fatos Reka ka vizituar sot Komunën e Çairit, ku ka realizuar takim me kryetarin Visar…

Komuna e Çairit ndan 20 bursa për studime në lëndët deficitare në Universitetin “Nënë Tereza”

Në prag të fillimit të afatit të dytë të regjistrimit në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, që do të jetë ditën e…