Visar Ganiu po jep shembullin e vërtetë se si në Maqedoninë e Veriut mund të zgjidhet problematika me qentë endacakë

Visar Ganiu, kreu i Komunës së Çairit po jep shembullin e vërtetë se si në Maqedoninë e Veriut në mënyre efikase mund të zgjidhet problematika me qentë endacakë. Në Çair tanimë ka filluar aksioni për grumbullimin e qenve endacakë, aktivitetet të cilin e paralajmëroi edhe vet kryetari i Komunës së Çairit dhe kandidat i BDI-së për 4 vitet e ardhshme Visar Ganiu para dy ditëve, me nënshkrimin e Memorandumit të bashkëpunimit me Shoqatën për Mbrojtjen e Kafshëve “Happy Shelter”. Aksioni i grumbullimit të qenve endacakë po bëhet gjithandej territorit të Çairit nga po vijnë lajmërimet për prezencë të tyre. Një shembull është edhe me qytetarët e Fushë Topanës, të cilët raportuan për praninë e qenve endacak dhe ekipi mobil i “Happy Shelter” menjëherë reagoi duke marrë qentë nga rruga dhe duke ju ofruar trajtim adekuat.

Në qendrën “Happy Shelter” qentë e grumbulluar nga rruga do të trajtohen në bazë të ligjit deri në adoptim. “Falënderoj qytetarët për bashkëpunimin dhe qendrën Happy Shelter që po na ndihmon të zgjidhim këtë çështje në mënyrë të denjë”, ka deklaruar me këtë rast kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.–

Related posts

Projekti “Be Clean, Be Green” bashkon Haraçinën dhe Rahovecin për zgjidhje rajonale në fushën e mjedisit jetësor

Sot, Komuna e Haraçinës në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, organizoi me sukses konferencën ndërkufitare duke bashkuar autoritetet lokale, ekspertët…

Ambasadori i Shqipërisë Fatos Reka takoi kryetarin e Çairit Visar Ganiu

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në vend, Fatos Reka ka vizituar sot Komunën e Çairit, ku ka realizuar takim me kryetarin Visar…

Komuna e Çairit ndan 20 bursa për studime në lëndët deficitare në Universitetin “Nënë Tereza”

Në prag të fillimit të afatit të dytë të regjistrimit në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, që do të jetë ditën e…