Foshnja e parë e lindur në Çair në vitin 2022 është djalë, peshon 4180 gr. dhe ka lindur në ora 02:33 pas mesnate.Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot qëndroi në Gjinekologjinë e Çairit, ku edhe erdhi në jetë foshnja dhe bashkë me drejtorin e këtij institucioni Bashkim Ismailin dhe personelin kujdestar mjekësor vizituan të porsalindurin dhe nënën Angela Gelevska.Me këtë rast foshnjës së parë, Komuna e Çairit i dhuroi edhe një shumë simbolike prej 15.000 denarëve.
“Edhe foshnjës edhe nënës ju urova shëndet të mirë. Ndërsa siç më informuan nga personeli mjekësor në Gjinekologjinë e Çairit pas mesnatës deri sot në orën 12:00 kanë lindur 6 foshnje dhe që të gjithëve ju urojmë shëndet të mirë”, ka deklaruar Ganiu.