Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot ka përkujtuar Abdurahman Alitin në 10 vjetorin e vdekjes së tij.
Çdo përvjetor kujtoj me mall kontributin e tij të palodhur në shërbim të përparimit të vendit, mendimin e urtë dhe largpamës që e karakterizonte rreth çështjeve jetike për ardhmërinë e shëndoshë të vendit, ka shkruar kryetari Ahmeti.
U bënë sot plot 10 vite pa mikun tim, ish kreun e Partisë për Prosperitet Demokratik, Abdurrahman Alitin.
Çdo përvjetor kujtoj me mall kontributin e tij të palodhur në shërbim të përparimit të vendit, mendimin e urtë dhe largpamës që e karakterizonte rreth çështjeve jetike për ardhmërinë e shëndoshë të vendit.
Do t’i ruaj me mall vitet e bashkëpunimit me të në të gjitha fushat e veprimit nga viti 2001 e këndej!
Qoftë i paharrueshëm kujtimi për veprimtarinë e tij politike!