100 ditë qeverisje, 100 ditë sfida

Kryefjala e 100 ditëve të para të punës së Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës ishte digjitalizimi, reforma në administratë dhe liria e mediave.Sa i takon procesit të digjitalizimit, arritjet tona në këto 100 ditë qeverisje:- fillimi i përgatitjes së Ligjit për agjencionin digjital;- projekti i inicuar nëpërmjet Bankës Botërore dhe WBIF për përmirësimin e kapaciteteve të rrjeteve optike në nivel shtetëror.- përmirësimi dhe rritja e numrit të shërbimeve elektronike publike dhe Qeveritare (135 shërbime të reja);- aktivitete në sferën e sigurisë kibernetike;- nënshkrimi i dy Memorandumeve, me të cilët do të thellohet bashkëpunimi në sferat e 5G-së, interoperabilitetit dhe sferave të tjera, në drejtim të integrimit digjital, shkëmbimi i sigurtë i të dhënave dhe lidhja reciproke me vendet e Ballkanit PerëndimorReforma në administratë është me rëndësi të konsiderueshme për ne dhe në këto 100 ditë të para të qeverisjes ne kemi arritur:- ndryshime dhe plotësime të Ligjit të nëpunësve administrativ, Ligjit të të punësuarve në sektorin publik (Ligji për nëpunësit administrativ, Ligji të punësuarve në sektorin publik, Ligji i shërbimit të lartë udhëheqës);- vendosja e sistemit të shërbimit të lartë udhëheqës);- vijon procesi i riorganizimit strukturor/optimizimit të sektorit publik.Luftojmë për media të lira dhe të pavarura dhe qëndrojmë fuqishëm pas tyre. Sa i takon lirisë së mediave, arritjet janë siç vijon:- Inicuam dhe proces për dialog në gjetjen e zgjidhjeve për sigurimin e qëndrueshmërisë financiare të mediave;- inicuam dialog të hapur në gjetjen e zgjidhjeve për qëndrueshmëri financiare të mediave;- mbështetje të pluralizmit mediatik dhe demokratizimit;- inicuam procesin e reformave të ligjeve në sferën e mediave dhe harmonizimin e tyre me legjislacionin e Bashkimit Evropian.Këto 100 ditë të para të qeverisjes do të jenë vetëm shtysë për të arritur objektivat tona.Do të vazhdojmë edhe më tej me procesin e digjitalizimit, do të rrisim numrin dhe cilësinë e shërbimeve elektronike për qytetarët dhe bizneset.Një administratë efikase është ajo që duam ne të gjithë dhe do bëjmë më të mirën tonë për të arritur këtë objektiv.Theksoj edhe njëherë se do qëndrojmë pas mediave në vend, në mënyrë që këto të fundit të veprojnë të lira dhe të pavarura.

Related posts

Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, sot  në Tetovë,  priti ambasadorin e Italisë në vendin tonë z. Andrea Silvestri. …

30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë…

Gjuha shqipe është vija që nuk duhet dhe nuk guxon të kapërcehet!

Teksa afrohet dita e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e Ligjit për Gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) paralajmëron edhe një…