14 Nëntori – Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Diabetit

14 Nëntori – Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Diabetit, një sëmundje kronike metabolike e karakterizuar me nivele të larta të glukozës në gjak.

Aktiviteti ynë në këtë ditë do të fokusohet në shpërndarjen e fletushkave për ndërgjegjësim, sepse kjo sëmundje nëse nuk zbulohet në kohë dhe nuk trajtohet mund të shkaktojë komplikime të rënda si: sëmundje kardiovaskulare, sëmundje nervore, verbëri, sëmundje të veshkave etj.

Duke u nisur nga fakti se diagnostikimi i shpejtë shpëton jetë, apeloj tek qytetarët që të bëjnë rregullisht ekzaminime si matja e sheqerit në gjak dhe matja e tensionit. Të gjithë ne si individ duhet të ushqehemi shëndetshëm, të jemi fizikisht aktiv dhe të shmangim shtimin e tepërt në peshë.

https://www.facebook.com/photo?fbid=616704450239983&set=pcb.616704486906646

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…