15 vjetori i Pavarësisë/ Ahmeti: Dikur ëndërronim Kosovën shtet, tashmë është realitet

Me ftesë nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti mori pjesë në ngjarjen e organizuar për nder të 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Ahmeti në një publikim të bërë në rrjetin social Facebook shkrun se liria dhe pavarësia e Kosovës dikur ishte ëndërr ndërsa tashmë realitet.

Postimi i plotë:

Sonte, nën organizim të ambasadës së Republikës së Kosovës festuam 15 vjetorin e Pavarësisë. Liria dhe pavarësia e Kosovës ishte një ëndërr të cilën ne e besuam dhe është një realitet.

Sot është dita kur mendimet tona kthehen drejt kujtimit për të gjithë të rënët në luftërat për çlirimin por njëkohësisht kënaqësi të shoh se si rritet dhe ndërtohet shteti më i ri në botë.

Me punë, përpjekje dhe me sakrificë të çojmë përpara Kosovën tonë me një qëllim, për një të ardhme sa më të mirë. Gjithsecili ka vënë një gur në ndërtimin e saj dhe hap pas hapi është bërë më i mirë se dje e ky ritëm duhet të vazhdojë edhe më tutje.

Gëzuar Kosovë!

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…