18 vite pa Rugovën/ Kryetari Ahmeti: Tek personaliteti i tij ishin të shkrira tiparet e popullit që kërkonte të drejtën e lirisë dhe paqes

Në 18 vjetorin e largimit nga kjo jetë e ish presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, kryetari i BDI Ali Ahmeti e përshkruan atë si një personalitet liridashës ku ishin të shkrira të gjitha tiparet e një populli që nuk kërkonte asgjë tjetër përveç të drejtën e tij të lirisë dhe paqes.

Postimi i plotë:

18 vite më parë do të largohej për në amshim, Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe në këtë ditë padyshim se më erdhi në mendje largëpamësia e tij vizionare dhe kontributi atdhetar për lirinë dhe konsolidimin shtetëror të Kosovës sonë.

Tek personaliteti liridashës i Rugovës ishin të shkrira të gjitha tiparet e një populli që nuk kërkonte asgjë tjetër përveç të drejtën e tij të lirisë dhe paqes.

Në kohëra jashtëzakonisht të vështira, ai u bëri ballë represioneve politike serbe, arriti që të qëndrojë guximshëm duke mos u zmbrapsur nga ideali dhe bashkë me jehonën e pushkëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shpalosi para botës fytyrën e vërtetë të regjimit agresor serb.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për veprimtarinë kombëtare të Dr. Ibrahim Rugovës!

https://www.facebook.com/photo/?fbid=917301493097307&set=a.465898708237590
Related posts

Ali Ahmeti takon ambasadorin francez Le Rigoleur: BDI garantues i rrugës europiane të vendit

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Kryetari Ali Ahmeti, zhvilloi takim pune me Ambasadorin e Francës, z. Christophe…

BDI: Hyzmeqarët nga Vlen na largojnë nga Europa e Amerika, afrohen me Kinën dhe Rusinë

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që humbësit e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare nga rradhët e Vlen, po na largojnë çdo ditë e…

BDI: Nënshkruat deklaratë për mos hyrje në Qeveri pa perspektivë europiane, u rreshtuat me Kinën dhe Rusinë

Vendimi i Bashkimit Europian që ta ndajë Shqipërinë nga Maqedonia e veriut në rrugëtimin tonë europian është dështim shekullor për qeverinë me…