19 vite pa Enver Haradinajn/ Ahmeti: Me pushkën e tij la gjurmë të pashlyeshme në historinë e UÇK

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook”, ka përkujtuar Enver Haradinajn, në 19 vjetorin e ndarjes së padrejtë nga jeta.

Ahmeti thotë se kulla e Haradinajve i fali Kosovës trimërinë, guximin dhe gjakun e bijve të saj në rrugën drejt lirisë.

Sipas Ahmetit, Enveri me pushkën e tij la gjurmë të pashlyeshme dhe të paharueshme në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Statusi i plotë:

Kulla e Haradinajve i fali Kosovës trimërinë, guximin dhe gjakun e bijve të saj në rrugën drejt lirisë. Sot i bashkohem kujtimit të kësaj vatre atdhetare në 19 vjetorin e ndarjes së padrejtë nga jeta të Enver Haradinajt duke rikujtuar me krenari gjurmët e pashlyeshme që Enveri me pushkën e tij në krahë i la në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për veprimtarinë kombëtare të Enver Haradinajt, të gjithë luftëtarëve të UÇK-së dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës! LAVDI!

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…