2.000 vende të reja pune/ Grubi: Pas Gostivarit, Panairi i punës nga “Bechtel & Enka” nga 5 shtator në Tetovë, Prilep dhe Manastir

Pas qytetit të Gostivarit, Panairi i punës i organizuar nga kompania “Bechtel & Enka” do të vazhdoj dhe në qytetin e Manastirit, Prilepit dhe Tetovës, dhe atë nga data 5 deri më 18 shtator.

Në Manastir pikat informative do të jenë të vendosura në rrugën Shirok, afër marketit “Vero”.Në Prilep në sheshin Metodija Andonov si dhe në Tetovë në sheshin Iliria.Përmes këtij panairi, të gjithë të interesuarit do të mund të njoftohen nga afër me mudnësitë e punësimit të ofron “Bechtel & Enka”, kompania prestigjioze e cila do të ndërtoj projektin madhor Korrirodi 8 dhe 10D.Javë më parë i njejti panair u mbajt në qytetin e Gostivarit, me ç’rast u mirëprit nga shumë të rinjë dhe profesionist të ndërtimtarisë të cilët shfaqen interesin e tyre për përfshirje në projektin e paraparë.I pranishëm ishte dhe zëvëndëskryeministri i parë, Artan Grubi, i cili në rolin e koordinatorit të këtij projekti apeloj që të interesuarit të aplikojnë për punë në kompaninë “Bechtel & Enka”, pasi ka kapacitet për dy mijë vende pune, punohet për një kompani serioze dhe madje është projekt me punë afatgjate.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…