24 vjetori i masakrës së Reçakut, Ahmeti: Ky martirizim do trokasë në ndërgjegjen e botës për të dëshmuar kauzën e drejtë të lirisë së Kosovës

Në 24 vjetorin e përkujtimit të masakrës të tmerrshme të Reçakut, kreu i BDI Ali Ahmeti ka rikujtuar këtë ngjarje.

Ky martirizim do të trokasë në ndërgjegjen e botës mbarë për të dëshmuar atdhedashurinë, kauzën e drejtë të lirisë së Kosovës, ka shkruar mes tjerave Ahmeti.

24 vjet më parë bota do të zgjohej e tmerruar nga jehona e një krimi të tmerrshëm, në Reçak u masakruan mbi 45 civilë të pafajshëm.

Ky martirizim do të trokasë në ndërgjegjen e botës mbarë për të dëshmuar atdhedashurinë, kauzën e drejtë të lirisë së Kosovës.

Qëndresa heroike e mbarë popullit për të mos lëshuar asnjë pëllëmbë nga tokat e tyre do të zgjojë reagimin e duhur të SHBA-ve dhe Europës për të dënuar dhe ndalur përgjithmonë agresionin dhe gjenocidin e Serbisë në Kosovë.

Lavdi e përjetshme martirëve të Reçakut dhe të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!

https://www.facebook.com/photo/?fbid=714741426686649&set=a.465898708237590
Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…