30 vjetori i UÇK-së, Ahmeti: Tre shkronjat e arta sollën kthesën historike në fatin e kombit shqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka qëndruar në Prishtinë së bashku me veprimtarë të çështjes kombëtare e atdhetarë kanë filluar aktivitet për shënimin e 30 vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimimtare të Kosovës.

Sipas Ahmetit, historia e lavdishme e tre shkronjave të shenjta UÇK solli kthesën e madhe për fatin e kombit shqiptar.

“Sot në Prishtinë, bashkë me shumë atdhetar, patriot, veprimtarë, filluam aktivitet për shënimin e 30 vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimimtare të Kosovës. Historia e lavdishme e tre shkronjave të shenjta UÇK solli kthesën e madhe për fatin e kombit shqiptar. Gjenerata të tëra veprimtarësh ndër dekada sollën ngjadhnjimin e kombit, por kjo sakrificë, gjaku i dëshmorëve, plagët e invalidëve, lotët e nënave, dhimbjet e baballarëve, nuk duhet të harohet. Lavdi dëshmorëve të kombit, rroftë populli shqiptar”, ka shkruar Ahmeti.

Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…