32 vjet shtet/ Grubi: Koha është për Maqedoninë europiane

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebok, ka uruar të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut me rastin e 32 vjetorit të pavarësisë.

Grubi shkruan se Maqedonia e Veriut në këto vite ka pasur një rrugëtim plot me sfida, mirëpo gjithmonë është gjetur zgjidhja e duhur për të ndërtuar një shtet demokratik, me barazi, zhvillim dhe me orientim pro europian.Urimi i plotë:Në përvjetorin e 32-të të pavarësisë së vendit tonë le të reflektojmë mbi rrugëtimin tredekadësh përplot sfida që kishte një horizont të vetëm, atë të demokracisë, barazisë, integrimit dhe zhvillimit.Ulje e ngritje përjetuam, ideologji të mbrapshta e diskriminuese tentuan të ndalin hovin tonë drejt përparimit, të na armiqësojnë me njëri-tjetrin, por nuk ia arritën, ja ku jemi sot në paqe me njëri-tjetrin, në paqe me fqinjët, anëtarë të NATO-s dhe me hapa të avancuar drejt integrimit në Bashkimin Europian.Përmes Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës dhe asaj për fqinjësi të mirë i hapëm vendit perspektivën e pandalshme të përparimit mbi parimet e barazisë dhe demokracisë konsensuale.Dita e sotme është festë e çdo populli të këtij vendi.Koha është për Maqedoninë Europiane!Gëzuar 8 Shtatorin!

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…