34 vjet pa Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun/ Kryetari Ahmeti: U bënë rreze drite në përmbushjen e idealit të lirisë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka kujtuar Afrim Zhitinë dhe Fahri Fazliun në përvjetorin e 34 të rënies së tyre.

Në çdo kohë, kombi ynë ka pasur breza të gatshëm për të qëndruar në mbrojtje të dinjitetit tonë kombëtar, të lirisë dhe idealeve të përparimit.

Të atillë ishin Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, dy shokë ideali që gjithë intelektin dhe guximin atdhetar e vendosën në shërbim të kauzës sonë të drejtë kombëtare.

Mbyllën sytë heroikisht ballë për ballë armikut 34 vjet më parë, por kushtrimin e tyre të lirisë nuk arritën ta shuajnë asnjëherë. Ata u bënë rreze drite në përmbushjen e idealit të lirisë së Kosovës dhe vepra e tyre vazhdon të jetë frymëzim për trasimin e rrugës së përparimit të saj.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për madhështinë e veprës së tyre kombëtare!

Lavdi!

https://www.facebook.com/photo/?fbid=874583677369089&set=a.465898708237590
Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…