35-vjetori i rënies së Zhitisë dhe Fazliut/ Ali Ahmeti: Ndër të parët që nisën ortekun e luftës çlirimtare të kombit shqiptar

Në 35-vjetorin e rënies së dy heronjve të kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, kryetari i BDI, Ali Ahmeti ka kujtuar sot veprën dhe sakrificën e tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Ali Ahmeti shprehet se me respekt kujtohet trimëria dhe sakrifica e Zhitisë dhe Fazliut.

Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu ranë në piedestalin e lirisë më 2 nëntor 1989, 35 vite më parë në Prishtinë.

Ndër të parët që nisën ortekun e luftës çlirimtare të kombit shqiptar, Afrimi e Fahriu, ishin busollë orientimi dhe veprimi kombëtar për të gjithë atdhetarët ndër vite.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit, rroftë populli shqiptar 🇦🇱!

https://www.facebook.com/photo/?fbid=1092425002251621&set=a.465898708237590
Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…