556 vjetori i vdekjes së Skenderbeut/ Grubi: Madhështia e heroizmit që për 22 vite mbrojti kombin

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi sot ka vendosur kurora me lule tek përmendorja e Gjergj Kastriot – Skenderbeut në qytetin e Shkupit, me rastin e 556 vjetorit të vdekjes së tij.

Grubi shkruan se madhështinë e atij heroizmi që për 22 vite me rradhë mbrojti kombin nga kthetrat otomane, besëlidhjen e tij të fiseve shqiptare nga ku buronte forca e fitoreve kombëtare.

Përvjetori i 556-të i vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu na mblodhi sot në Sheshin Skenderbeu në Shkup për të përkujtuar madhështinë e atij heroizmi që për 22 vite me rradhë mbrojti kombin nga kthetrat otomane, besëlidhjen e tij të fiseve shqiptare nga ku buronte forca e fitoreve kombëtare.

Ajo besëlidhje është amanet i yni i përhershëm në shërbim të përparimit kombëtar që kalon përmes shtegut të integrimit në Bashkimin Evropian që i njeh mirë vlerat tona kombëtare që nga koha e Skenderbeut.

Sot kujtojmë me krenari në 42 vjetorin e rënies së tyre edhe Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, vëllezërit Gërvalla e Kadri Zekën dhe të gjithë heronjtë e kombit!

Lavdi!

https://www.facebook.com/photo?fbid=924438245712361&set=pcb.924438629045656
Related posts

Reagim plotësues nga Bashkimi Demokratik për Integrim lidhur me incidentet e fundit

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër edhe aktin e djegies së flamurit shqiptar, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj simboleve dhe…

Ali Ahmeti uron 28 nëntorin: Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve!

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar kombin shqiptar me rastin e 28 nëntorit duke thënë që liria nuk…

Ali Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci: Mirënjohës Amerikës për jetë të jetëve

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci, ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në…