6 milionë denarë për rrjetin sekondar të ujësjellësit në Trebosh, Sulejmani: Përkujdesemi për përmirësimin e jetës së qytetarëve të komunës së Zhelinës

Kryetari i degës së BDI në komunën e Zhelinës, Emir Sulejmani sot ka dhënë lajmin e bukur për banorët e kësaj komune më përkatësisht të fshatit Trebosh ku pritet që të fillojnë punimet për ndërtimin e rrjetit sekondar të ujësjellësit të fshatit edhe atë në vlerë prej 6 milionë denarë.

Përkujdesemi për përmirësimin e jetës së qytetarëve të komunës së Zhelinës.

Me angazhim maksimal, bashkërisht me Sekretarin shtetëror në ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, z. Nebi Rexhepi arritëm të sigurojmë mjete nga e njejta ministri për realizimin e projektit për ndërtimin e rrjetit sekondar të ujësjellësit në fshatin Trebosh, në vlerë prej 6 milionë denarë.

Gjithashtu, vlenë të theksohet se dokumentacioni teknik i projektit, elaboratet e nevojshme dhe të gjitha procedurat tjera administrative për të marrë leje për realizim, kanë kaluar që në kohën kur pushteti lokal udhëhiqej nga kuadër i BDI-së.

Përkushtimi i BDI-së si subjekt politik për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve nuk do të ndalojë, pavarësisht se nuk udhëheqim me pushtetin lokal.

#BashkëMundemimëShumë

https://www.facebook.com/photo/?fbid=159302693779164&set=pcb.159306010445499
Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…