8 marsi, kryetari Ahmeti me mesazh urimi për ditën ndërkombëtare të gruas

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar të gjitha zonjat me rastin e ditës ndërkombëtare të gruas.

Në urimin e tij në Facebook, Ahmeti shkuan se tashmë për gratë kohërat kanë ndryshuar dhe janë krijuar kushtet për progres shoqëror të tyre në çdo institucion të vendit dhe në çdo sferë të jetës.

Statusi i plotë:

Të dashura motra, nëna,

Në ditën ndërkombëtare që shënon kauzën tuaj të drejtë për barazi dhe respekt shoqëror, ju përcjell urimet e mia më të sinqerta për shëndet, mbarësi dhe suksese në çdo hap të jetës.

Dita e sotme le të jetë shkëndijë reflektimi për rolin tuaj jetik në zhvillimin e shoqërisë, mirëqenien e familjes dhe edukimin e brezave të rinj.

Kohërat kanë ndryshuar, tashmë janë krijuar të gjitha kushtet dhe hapësirat që ju të përjetësoni qëllimet progresive dhe të jeni prijëse të proceseve të përparimit në çdo institucion.

Do të vazhdoj të jem përjetë përkrahësi juaj në çdo sfidë të kohës.

Gëzuar 8 Marsin!

Related posts

Kryetari Ahmeti priti Presidentin Begaj në selinë e BDI-së

Tetovë, 28.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pati kënaqësinë e veçantë që në selinë e partisë të mirëpresë Presidentin…

Kryetari Ali Ahmeti mirëpriti Presidentin Begaj

Shkup, 26.02.2026 Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë dhe miq, mirëpriti Presidentin e Republikës së Shqipërisë,…

Kryetari Ali Ahmeti takoi ish-Komesarin, z. Johannes Han

Tetovë, 26.02.2026 Kryetari Ali Ahmeti zhvilloi një takim miqësor me z. Johannes Hahn, ish Komisionar Evropian për Buxhet dhe Administratë, si dhe…